Varroset Faton Hajrizi. Në ceremoni morën pjesë qindra qytetarë

Prishtinë, 11 gusht 2024 – I burgosuri që ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe u vra në Serbi, Faton Hajrizi, është varrosur të dielën në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të komunës së Skenderajt. Mediat në KLosovë raportojnë se në ceremoninë e varrimit, përvveç të familjarëve dhe të afërmve kanë marrë pjesë edhe qindra qytetarë.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, në Kosovë, më 6 korrik. Më 18 korrik, në rrethana të pandriçuara, ai vrau një polic serb dhe e plagosi një tjetër në afërsi të qytetit të Lloznicës, në zonën e kufirit me Bosnjën e Hercegovinën.

Fillimisht ai u identifikua si vëllai i tij, Artan Hajrizi, dokumentet e të cilit u gjetën në vendin e ngjarjes. Mirëpo, Artani i cili gjendet në Gjermani, raporoi në policinë gjermane se Fatoni kishte qenë për pak kohë në banesën e tij, në Ahen, kua ia kishte vjedhur dokumentet personale.

Pas vrasjes së policit serb në Lloznicë, policia serbe u vu në ndekje të autorit, vendndodhjen e të cilit e lokalizoi me ndihmën e banorëve të zonës.  Më 19 korrik ai u vra nga policia serbe, por identifikimi i tij zgjati gati dy javë. Konfirmimi i identitetit u bë në bazë të vijave papilare dhe pas analizës së marterialit gjenetik me të ëmën e tij.

Dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit u transportua në Kosovë, Autopsia u krye edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Faton Hajriziishte arratisur nëntë herë nga burgjet e Kosovës, ku po vuante dënimet për vrasje dhe për disa vepra të tjera penale. Së pari here ai ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus, në vitin 2000, e pastaj ishte dënuar për disa vepra penale të kryera gjatë periudhave që ishte arratisur nga burgjet.

Ai I kishte vuajtur më shumë se 17 vjet burg, kurse i kishin mbetur t’I vuante edhe 7 vjet e 6 muaj të tjera.

(r.m.)