Osmani dhe Hovenier diskutuan për situatën e sigurisë dhe për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Prishtinë, 12 gusht 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. 

Zyra e Presidentes së Kosovës njoftoi se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si edhe për bashkërendimin e veprimeve për konsolidimin e mëtutjeshëm të pozitës së Kosovës në planin ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare si edhe për përkushtimin e institucioneve shtetërore për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

Thellimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara dhe për harmonizimin e qëndrimeve për tema të interesit nacional.

(r.m.)