Ukraina e shkatërron urën kyçe brenda territorit të Rusisë

Kiev, 17 gusht 2024 – Ukraina ka shkatërruar një urë me rëndësi strategjike mbi lumin Seym, ndërsa vazhdon inkursionin në rajonin Kursk të Rusisë.

Ura përdorej nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij dhe shkatërrimi i saj mund t’i pengojë përpjekjet e Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat e tij po forconin pozicionet në Kursk, ndërsa ka lënë të kuptohet se territoret e kapura ruse mund të shkëmbehen me rajonet ukrainase të okupuara nga Moska, raportoi BBC.

Tashmë në javën e dytë, inkursioni i Ukrainës brenda Rusisë është më i thelli i saj që kur Moska nisi pushtimin mbi dy vjet më parë.

Operacioni u Ukrainës ka rezultuar në largimin e mbi 120,000 njerëzve nga rajonet ruse.

Megjithatë, Kievi vazhdimisht ka mbrojtur qëndrimin se nuk dëshiron ta okupojë Rusinë.

(r.m.)