Kurti arrin në SHBA, për të marrë pjesë Konventën Kombëtare Demokratike

Prishtinë, 19 gusht 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, në Çikago, njoftoi zyra e Kurtit.

Në njoftim thuhet se Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Ëittes, e ku, ndër të tjerë, pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Javën e kaluar, ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier, tha se Kurti është ftuar të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), sikurse janë ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës.

“Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”, tha Hovenier.

Uashingtoni zyrtar e ka kritikuar Kurtin dhe qeverinë e tij për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës dhe planin për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve ma një marrëveshje politike.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, deklaroi më 7 gusht se, “me veprimet e njëanshme e të pakoordinuara”, Kosova po i vë në rrezik mundësitë që i ka krijuar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

(r.m.)