Huston (Texas, US), gusht 2024 – Shtëpia botuese “JALIFAT PUBLISHING LLC” nga Hjustoni (Teksas, SHBA) njoftoi se pak ditë më parë ka dale nga shtypi libri i Adem Lushajt “THE DECAN MONASTERY AND PUBLIC PROPERTIES (How the lands of the Deçan Municipality were seized by the Decan Monastery?” (shqip: MANASTIRI I DEÇANIT DHE PRONAT SHOQËRORE -Si u tjetërsuan tokat e Komunës së Deçanit?”.
“Autori Adem Lushaj në librin “THE DECAN MONASTERY AND PUBLIC PROPERTIES (How the lands of the Deçan Municipality were seized by the Decan Monastery)” po dokumenton procesin dhe rrjedhat se si ndërkombëtarët në radhë të parë, por edhe vendasit në të gjitha nivelet e pushtetit, po injorojnë të drejtën e pronarëve duke kënaqur dëshirat e një minoriteti serb dhe po ia dhurojnë pronën Manastirit të Deçanit. Vetë tregimi i ngjarjes, por edhe rendi kronologjik e bëjnë këtë libër shumë më afër publikut”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë Botuese “JALIFAT PUBLISHING LLC”.
“Krahas librit që dokumenton se Manastiri i Deçanit ka qenë dhe duhet të jetë manastir i shqiptarëve të besimit ortodoks sepse është ndërtuar nga shqiptarët, ai në radhë të parë informon opinionin amerikan por edhe botën anglishtfolëse se pasuria e shqiptarëve është tjetersu pa të padrejtë. Ky libër ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton një proces që duhet korrigjuar dhe korrigjimet vijnë nga dokumentimi i së vërtetës”, thotë themeluesi i Shtëpisë Botuese “JALIFAT PUBLISHING LLC”, Ramiz Tafilaj.
Kjo Shtëpi Botuese ka botuar në gjuhën angleze disa libra me interes të veçantë nga fushë e historisë, drejtësisë, trashëgimisë kulturore etj., përfshirë librin e Jusuf Buxhovit “Kosova” në tri vëllime (Kosova – Dardania in Ancient and Medieval Times, Kosova – The Ottoman EDmpira dhe Kosova – From Occupation to International Protectorat), librin e Dr Hajredin Kuçit “Independence of Kosova/o: Stabilizing or Destabilizing factor in the Balkan?”, librin e Avni Spahiut: “Fan Noli’s American Years: Notes on a Great Albanian American”, librin e Faton Bislimit “Newborn Kosova – Some Development and Public Policy Challenges”, librin e Dr Salih Krasniqit : “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, etj.
Botuesi Ramiz Tafilaj bëri të ditur se libri i Adem Lushajt “THE DECAN MONASTERY AND PUBLIC PROPERTIES (How the lands of the Deçan Municipality were seized by the Decan Monastery)” do të gjendet së shpejti në Bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe do të shpërndahet nëpër bibliotekat e universitetedve më të rëndësishme në Amerikë.
Ramiz Tafilaj është njëri ndër aktivistët e komunitetit shqiptar në Amerikë që ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm për afirmimin e çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në qarqet politike e diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u ka dhënë një mbështetje shumë të madhe studentëve shqiptarë që kanë studjuar në universitetet më prestigjioze amerikane.
(r.m.)