Zelensky konfirmoi se Ukraina e kreu testin e parë të raketave balistike të saj

Kiev, 27 gusht 2024 – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë.

Zelensky e bëri këtë njoftim të martën, më 27 gusht, gjatë një konference për medie në Kiev.

Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, “Hrim-2”, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë. Por detaje të tjera nuk janë dhënë.

Javën e kaluar, Zelensky tha se Ukraina ka prodhuar raketën “Palianytsia”, të cilën e quajti “klasë të ri” të armëve të prodhuara në Ukrainë.

Kievi po u bën thirrje aleatëve perëndimorë që të lejojnë që Ukraina të përdorë armët e dhuruara nga Perëndimi për të sulmuar brenda territorit të Rusisë.

(r.m.)