Beograd, 28 gusht 2024 – i Qeveria e Serbisë njoftoi se autoritetet në Bosnje e Hercegovinë nuk i dhanë leje zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, të udhëtojë me helikopter për në Pale, afër Sarajevës.
Sipas njoftimit, autoritetet në Bosnje e Hercegovinë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Bosnjë e Hercegovinë.
“Edhe pse kabineti i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Serbisë i kanë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë të gjitha informatat e nevojshme dhe dokumentet mbështetëse, e madje kanë deklaruar qëllimin e vizitës, autoritetet në Federatë, me heshtjen dhe mospërgjigjjen e tyre, nuk e kanë dhënë pëlqimin për fluturim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.
Megjithatë, Aleksandar Vulin arriti në Pale, por me veturë zyrtare. Ai i cilësoi “zbavitëse” dalesat për udhëtimin e tij me helikopter për në Republikën Sërpska.
Vulin e ka shpërfillur autoritetin e instituicioneve të Bosnjës e Hercegocinës, ndërsa është shpotitur me ministrin ePunëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.
“Përse ma ndalon kur nuk mund të ma ndalosh? Nuk e kuptoj fare përse e bën këtë”, është shprehur ai.
Aleksandar Vulin ëshrtë ftuar të marrë pjesë në festën fetare të serbëve “Vellika Gospojina” në Pale. Është paralajmëruar që të vë lule në monumentin kushtuar luftëtarëve serbë që janë vrarë në luftën e viteve 1990, në Sheshin e Republikës Sërpska.
Vulinit nuk iu dha leje të fluturojë në Bosnje dhe Hercegovinë as më 5 gusht, kur ishte ftuar të merrte pjesë në hapjen e një ekspozite kushtuar vuajtjeve të serbëve në Luftën e Dytë Botërore në Prebillovci, një fshat në jug të Bosnjës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, shpjegoi se Vulinit nuk iu dha leje të udhëtojë me helikiopter në Bosnjë sepse ai është person që “e minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje dhe Hercegovinës çdo ditë”.
Serbia i dërgoi një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, duke vlerësuar se një vendim i tillë “nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
Retorika e Beogradit zyrtar dhe Sarajevës është ashpërsuar muajt e fundit. Një nga arsyet ishte lobomi i autoriteteve të Serbisë kundër miratimit të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Rezoluta që e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 maj.
(r.m.)