Ukraina konfirmon se një avion i saj F-16 është rrëzuar këtë javë

Kiev, 29 gusht 2024 – Forcat ajrore të Ukrainës konfirmuan të enjten se një nga avionët luftarakë F-16 që i ishin dhuruar nga partnerët e saj perëndimorë është rrëzuar.

Sipas një deklarate të ushtrisë ukrainase, të publikuar në Facebook avioni është rrëzuar të hënën, derisa Rusia po kryente një sulm masiv me raketa dhe dronë kundër Ukrainës,.

Ky ëashtë avioni i parë F-16-te që rrëzohet në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri të ditur se po heton rastin.

Të enjten, Holanda i dha leje Ukrainës t’i përdorë në territorin e Rusisë avionët luftarakë F-16 që ia ka dhuruar kohë më parë.

Holanda ia ka dhuruar Ukrainës 24 avionë luftarakë F-16.

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht nga Perëndimi t’i japë avionë F16, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.

Pilotët ukrainas janë trajnuar për muaj të tërë nga partnerët perëndimorë për përdorimin e avionëve F16

(r.m.)