Tiranë, 4 maj 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas konetsimit të zgjedhjeve të 25prillit nga kryetari të Partisë Demokratike, LulzimBasha.
Rama e shpërfilli vlerësimin e Bashës së zgjedhje ishin një “masakër elektorale” dhe paralajmërimin se Partia Demokratike do ta vazhdojëme të gjitha forcat “betejën për rrëzimin e regjimit” të Ramës. Madje, ai theksoi se ftesa e Partisë Socialiuste për bashkëpunim me opozitën mbetet e hapur.
“Humbësit fokusohen te fituesit. Fituesit fokusohen te fitorja. Mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur”, shkruan Rama në Facebook.
Rama shton se lufta politike nuk është prioritet për qeverinë e tij, e cila, sipas tij, “do t’i harxhoj të gjitha energjitë” që ta bëjë Shqipërinë “kampione të Ballkanit”.
“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët. Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”, thekson Rama.
(r.m.)