Vuçiq mohon se ka raporte të ngushta me Putinin: Ka dy vjet e gjysmë që s’jemi takuar

Pragë, 31 gusht 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht se shteti i tij ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të vendeve evropiane ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Në konferencën Globsec në Pragë, të shtunën, më 31 gusht, Vuçiq ka thënë se ka të paktën dy vjet e gjysmë që ai nuk është takuar dhe nuk ka biseduar me Putinin. Por, ai ka pranuar se Serbia ka marrëdghënie të mira me Rusinë.

“Ne tradicionalisht kemi raporte të mira me Rusinë. Nuk po i fshehim ato dhe unë nuk turpërohem nga kjo. Kështu ka qeenë gjithmonë mes serbëve dhe rusëve”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se udhëheqja e Bashkimit Evropian ka mirëkuptim për pozicionin e Serbisë, në raport me Rusinë.

“Askush në Evropë nuk pajtohet me mua për këtë çështje, por të gjithë në Evropë e kuptojnë pozicionin tim”, është shprehur ai.

Presidenti serb ka thënë se në margjina të konferencës Globsec në Pranë, është takuar me me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai ka thënë se me zonjën der Leyen ka pasur ‘një bisedë të mirë”, por nuk ka treguar se pësr çka kanë biseduar.

Vuçiq u ka bërë thirrje partnerëve evropianë që “të kenë më shumë besim” ndaj qëllimit të Serbisë për t’iu bashkuar bllokut evropian. Ai ka thënë se procesi i integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian nuk varet nga raportet me Rusinë, por nga raportet me Kosovën.

“Ne jemi në rrugën evropiane dhe problemi më i madh për Serbinë […] është raporti ynë me Prishtinën”, ka theksuar Vuçiq.

Ai ka thënë se kjo është çështje e vështirë për shtetin e tij.

(r.m.)