Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11.700 doza të vaksinës Pfizer-Biontech

Tiranë, 4 maj 2021 – Ttë martën në mbrëmje kanë mbërritur në Shqipëri 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer-Biontech.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 7.020 doza janë pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, kurse 4.680 janë donacion i Bashkimit Europian.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian”, ka shkruar Manastirliu.

(r.m.)