Tre izraelitë vriten nga një sulmues në kufirin mes Bregut Perëndimor dhe Jordaninë

Jerusalem, 8 shtator 2024 – Tre izraelitë janë vrarë me armë zjarri të dielën në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, njoftuan zyrtarët izraelitë.

Ushtria izraelite tha se një burrë i armatosur erdhi nga pjesa jordaneze me një kamion në pikëkalimin kufitar Allenby dhe hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat e vranë atë gjatë këmbimit të zjarrit.

“Terroristi u eliminua nga forcat e sigurisë. Tre civilë izraelitë vdiqën në vendin e ngjarjes si pasojë e sulmit”, tha ushtria izraelite.

Shërbimi emergjent i Izraelit, Magen David Adom, tha se viktimat ishin burra të moshës rreth 50-vjeçare.

Jordania bëri paqe me Izraelin në vitin 1994, por ka qenë kritike e ashpër e politikave izraelite ndaj palestinezëve.

Pikëkalimi kufitar Allenby përdoret kryesisht nga izraelitët, palestinezët dhe turistët.

Në Bregun Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli, është rritur dhuna pas sulmit të Hamasit në Izrael, më 7 tetor.

Izraeli bën arrestime pothuajse të përditshme në zonat e populluara palestineze. Edhe dhuna e kolonëve izraelitë dhe sulmet palestineze ndaj izraelitëve janë rritur dukshëm prej vitit të kaluar.

(r.m.)

Comment

*