Rama propozon kandidatët për kryesinë e PS-së. Lë jashtë Bushatin, Xhaçkën e Beqajn

Tiranë, 8 shtator 2024 – Kryeministri e kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, i propozoi Asamblesë së PS-së emrat e anëtarëve të rinj të kryesisë së partisë, 7 burra dhe 7 gra. Dhjetë prej tyre, pesë burra dhe pesë gra, do të zgjidhen anëtarë të kryesisë së partisë.

Të propozuarit e Ramës janë: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu dhe Vangjel Tavo (për burrat) dhe Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla (për gratë).

Me këto propozime, Rama i ka lënë jashtë kryesisë së re të PS-së anëtarët e kryesisë aktuale: Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashin.

Bie në sy se në listen e të propozuarve të Ramës për anëtarë të kryesisë së PS-së nuk gjenden Ilir Beqaj, Olta Xhaçka e Ditmir Bushati, tre nga figurat e rwndwishme tw partisw deri mw tash. Megjithatw, mungesa e tyre nuk wshtw e papritur. Beqaj gjendet nw arrest për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian gjatë kohës që ai e drejtonte SASPAC. Xhaçka e ka të diskutueshëm mandatin e deputetes, për çka pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Bushati, siç është e njohur tashmë, nuk është figurë për “masën” e Ramës.

Kryetari i PS-sw ka njoftuar edhe ndryshimin e Drejtuesve Politik të partisw në 12 qarqet e vendit.

Drejtuesit e rinj politikë të PS-së sipas qarqeve:

Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj e Ogerta Manastirliu (ishte vetëm Erion Veliaj);

Durrës: Emirjana Sako (Ishte Ardian Çela);

Vlorë: Blendi Çuçi (ishte Blendi Klosi);

Shkodër: Benet Beci (ishte Elisa Spiropali);

Lezhë: Ulsi Manja, Lindita Nikolla

Kukës: Pandeli Majko

Elbasan: Arbian Mazniku (ishte Damian Gjiknuri)

Fier: Belinda Ballaku (ishte Taulant Balla)

Korçë: Niko Peleshi

Berat: Ervin Demo (ishte Blendi Çuçi)

Gjirokastër: Mirela Kumbaro

Dibër: Blendi Gonxhe-(ishte Belinda Balluku)

Diasporë: Taulant Balla

(r.m.)