Kurti i hedh poshtë kërkesat e Vuçiqit, i quan “fushatë agresive për konflikte të reja”

Prishtinë, 17 shtator 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai I ka quajtur ato si “jopaqësore” dhe “pjesë të një fushate agresive për konflikte të reja”.

“Kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, tha Kurti të martën në Prishtinë, duke u përgjigjur rreth kërkesave të Vuçiqit.

Kurti tha se Beogradi duhet t’i plotësojë më parë  kërkesat qe tij: dorëzimin e Milan Radojçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq,

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë. […] dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radoiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes [për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve] dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres [serbe Ana Bërnabiq], e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Kjo është hera e parë që Kurti i komenton kërkesat e Vuçiqit për shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri, për` kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Bashkimi Evropian i mirëpriti kërkesën e Vuçiqit për riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në nëntor të vitit 2022, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje për zëvendësimin e tyyre me punonj e tyre me punonjës të rinj, po nga komuniteti serb, por kanë hasur në rezuistencën e Beogradit.

(r.m.)