Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

Tiranë, 18 shtator 2024 – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është ndarë nga jeta papritur, në moshën 44 vjeçare.

Burime të afërta me rrethin e Biogdanit, ai ka vdekur nga një arrest kardiak, derisa ishte duke pirë kafe me miq.

Sipas burimeve, ai po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë, kur i janë shfaqur problemet shëndetësore. Ai u ka thënë miqve se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet. Kur është vonuar dhe nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata e kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë përtokë pa ndjenja. Menjëherë e kanë thirrur urgjencën dhe me autoambulancë është dërguar për mdihmë mjekësore në QSUT, ku la ndërruar jetë.

Policia e shtetit ka njoftuar se Gerti Bogdani tani i ndjerë është gjetir pa ndjenja rreth orës 11”30.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi Gerti Bogdani, 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

KUSH ËSHTË GERTI BOGDANI

Gerti Bogdani ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai ishte bir i dy familjeve autoktone tiranase – Bogdani dhe Bërxolli. Pasi e mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe me ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani i vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude) dhe ishte edhe fitues içmimit Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, ai e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si pedagog në Universitetin e New Yorkut, në Tiranë.

Gjatë viteve të studimeve, si përfaqësues i shkollës “Harry Fultz”, Bogdani ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i një sërë konursesh rajonale dhe kombëtare të programit të debatit e të aktiviteteve të tjera në rang kombëtar. Ai ishte pjesë e ekipit fitues të disa trofeve dhe kampionateve të basketbollit mes shkollave të mesme të Tiranës.

Ai ishte i angazhuar me Këshillin Rinor Shqiptar në një sërë aktivitetesh si edhe në krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve, Parlamenti Rinor. Gjithashtu, ishte njëri nga themeluesit e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, që ka qëllim kryesor rikthimin në në Shqipëri të shqiptarëve të diplomuar jashtë vendit.

ANGAZHIMI NË POLITIKË

Në vitin 2005, Bpgdani e pranoi ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 filloi detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Në këtë detyrë ai ka arritur të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontriboi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë.

Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.

Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

(Pjesë të raportit janë marrë nga Panorama.com.al)