Bruksel, 19 shtator 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin joformal të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten, më 19 shtator, në Bruksel.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi se z. Kurti e ka uruar zonjën Von der Leyen për rizgjedhjen e saj në pozitën e Presidentes së Komisionit Evropian dhe ka shprehujr gatshishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për avancimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti ka theklsuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, “është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës”.
Kurti ka bërë thirrje që në Bashkimin Evropian të trajtohet aplikimi i Kosovës dhe që Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia heqë Kosovës masat ndëshkuese, të cilat ai i ka cilësuar të padrejta.
Sipas njoftimit, duke folur për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një ndër vendet e para të rajonit që e ka dorëzuar agjendën e reformave, duke e dëshmuar kështu “përkushtimin e saj për Planin e Rritjes”.
Kryeministri i Kosovës ka shprehur mbështetje për Procesin e Berlinit dhe ka afirmuar angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadrin e kësaj nisme. Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet, të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.
Kurti e ka theksuan nevojën për programin e transportit dhe unifikimin e tregut digjital në rajon, përfshirjen në Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave, krijimin e tregu të përbashkët rajonal dhe bashkëpunimin rajonal në fushë të sigurisë.
(r.m.)