Presidentja Osmani e përkujton Kolonelin Ahmet Krasniqi, në 26-vjetorin e vrasjes
Prishtinë, 21 shtator 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i cili është vrarë sot 26 vjet në Tiranë,
Presidentja Osmani e ka quajtur kolonel Krasniqin “udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës”. Ajo ka theksuar se kolonel Krasniqi “u vra në mënyrë të pabesë” dhe ai ishte “viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës”.
“Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës.
Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës.
Koloneli ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës.
Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni.
Qoftë i pëhershëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, ka shkruar Presidentja Osmani në përkujtimin e saj.
Vrasja e Kolonelit Ahmet Krasniqi është kryer në vlugun e përpjekjeve për unifikimin e të gjitha forcave politike e ushtarake në një organizim të vetëm ushtarak për çlirimin e Kosovës, promotor i të cilave ishte vetë kolonel Ahmeti. Vrasja e tij është cilësuar si goditje e rëndë për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
Vrasja e Kolonel Krasniqit, e cila shoqërohet edhe sot e kësaj dite me hije të zeza dyshimesh, nuk është ndri hije të zeza dyshimesh, nuk është ndriçuar as sot e kçuar as sot e kësaj dite. Familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kërkojnë me ngulm që autoritetet shqiptare ta ndriçojnë rastin dhe urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjes së Kolonel Krasniqit.
(r.m.)