Bejrut, 21 shtator 2024 – Grupi militant libanez Hezbollah tha më 21 shtator se një komandant i dytë i lartë ishte në mesin e 15 të vrarëve nga një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.
Grupi i mbështetur nga Irani tha se Ahmed Mahmud Wahbi udhëhoqi operacionet ushtarake të Forcës Radwan të Hezbollahut në mbështetje të Hamasit – të shpallur organizatë tërroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – që nga 7 tetori.
Në atë datë, grupi palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gaza.
Ushtria izraelite tha se sulmi ajror i saj në periferinë jugore të Bejrutit të premten eliminoi shefin e Forcës Radëan, Ibrahim Aqil, dhe disa komandantë të tjerë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se sulmi në rrethinën Dahia në jug të Bejrutit e kishte në shënjestër dhe e vrau Ibrahim Akilin, komandantin e Forcës elitare Radëan të Hezbollahut, si dhe 10 operativë të tjerë të këtij grupi të shpallur organizatë terroriste ngas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akili shpërbënte si shef i organit më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Këshilli i Xhihadit, dhe ka qenë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në dy sulme terroriste më 1983, si pasojë e të cilave ishin vrarë mbi 300 njerëz në Ambasadën amerikane në Bejrut dhe në barakat e Marinës amerikane.
Sulmi i së premtes në Bejrut u krye gjatë orës së pikut kur njerëzit po ktheheshin nëpër shtëpi nga puna dhe fëmijët e kishin kryer mësimin. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin e Libanit në vitet e fundit.
Më herët të premten, Hezbollah e goditi veriun e Izraelit me 140 raketa, një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit për shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të telekomunikimit në Liban këtë javë.
Hezbollahu edhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Megjithatë, sulmi raketor i së premtes ishte më i madh se zakonisht.
Nasrallah u zotua të enjten për vazhdimin e sulmeve të përditshme ndaj Izraelit, pavarësisht sulmit vdekjeprurës të kësaj jave në pajisjet e komunikimit të anëtarëve të saj.
(Radio Evropa e Lirë)