Boston, 21 shtator 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vizituar të shtunën Federatën Panshqiptare “Vatra”, në Boston.
Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani ka shkruar se “Vatra”, e cila është themeluar nga Fan Noli e Faik Konica, dy intelektualë shqiptarë të nivelit sipëror, e cila ka qenë pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, e ka mbrojtur dhe e ka promovuar identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
E themeluar nga Noli e Konica, Federata Pan Shqiptare “Vatra” u bë vatër e shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara.
Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci.
Sot kisha nderin ta vizitoj “Vatrën” dhe ta takoj anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
(r.m.)