SPAK shfuqizon vendimin për sekuestrimin e kompjuterave të portalit “Lapsi.al”

Tiranë, 6 maj 2021 – Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë lidhur me sekuestron ndaj serverit, kompjuterave dhe telefonave të gazetarëve të portalit “Lapsi.al”.

Ky vendim vjen pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg urdhëroi shfuqizim të vendimit.

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, drejtuesit e Lapsi.al Andi Bushati dhe Armand Shkullaku apeluan vendimin.

SPAK nisi verifikimet pas pretendimeve për nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime të Partisë Socialiste.

Hetimi nisi pasi portali “Lapsi.al” publikoi emrat e disa figurave publike, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve pretendohet se kanë përfunduar në kompjuterët e Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës, nga mosha 19 deri në moshën 99 vjeç.

Dokumenti përmbante të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës, dhe përmes një sistemi “patronazhi” krijohen ide paraprake mbi votën.

(Panorama)