Tiranë, 3 tetor 2024 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në Qendrën Spitalore Univiersitare në Tiranë (QSUT). Sipas burimeve, Rama i është nënshtruar një operacioni për hernien inguinale.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi se operacioni është kryer nga ekipi mjekësor u drejtuar nga Prof. Dr. Arben Gjata, dhe natën pritet ta kalojë në spital.
“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, thuhet në njoftim.
Vetë Rama kishte paralajmëruar më herët se do t’I nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike.
“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, kishte thënë ai në ceremoninë e hapjes së spitalit ditor brenda QSUT-së
Disa kohë më parë, ai i ishte nënshtruar një tjetër operacioni kirirgjik – atij për heqjen e apendicitit.
(r.m.)