Jerusalem, 4 tetor 2024 – Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj ajrore e kanë vrarë kreun e rrjetit të Hamasit të Tulkarmit në Bregun Perëndimor. Në deklaratën e ushtrisë thuhet se zyrtari i vrarë i Hamasit është Zahi Yaser Abd al-Razeq Oufi.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 18 palestinezë janë vrarë në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve.
Qeveria palestineze bëri thirrje për “veprim urgjent ndërkombëtar për të ndaluar masakrat në përshkallëzim” kundër popullit të saj.
Zëdhënësi i presidencës palestineze gjithashtu e dënoi sulmin. Ai paralajmëroi se sulmet izraelite “nuk do të sjellin siguri dhe stabilitet për askënd, por do ta shtojnë dhunën në rajon”.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur pas fillimit të luftës në Gaza. Operacionet e trupave izraelite atje janë pothuajse të përditshme. Të përditshme janë edhe përleshjet me armë midis forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve.
(r.m.)