Çfarë është një strategji e suksesshme drejtimi dhe si të përfshihet IA në punë?

Superylli i TikTok dhe ish-drejtori krijues Timm Chiusano, ndan udhëtimin e tij unik të karrierës dhe njohuritë e drejtimit

“Qëllimi im është t’i ndihmoj njerëzit të bëjnë punën e tyre më të mirë duke qenë versioni më i mirë i vetvetes,” thotë Timm Chiusano, ish-drejtues krijues i kthyer në superyll të TikTok.

Deri pak muaj më parë, Chiusano ishte Zëvendës President i Prodhimit dhe Shërbimeve Krijuese për sektorin e reklamave dhe marketingut në Charter Communications.

Por në kohën e lirë, ai regjistronte çdo aspekt të rutinës së tij të përditshme me telefonin e tij dhe redaktonte pamjet në videot e TikTok, të cilat ai i rrëfen me njohuri rreth udhëheqjes, produktivitetit dhe kreativitetit.

Chiusano shpejt ndërtoi një audiencë prej më shumë se një milion ndjekësish, dhe së fundmi ai la punën e tij të përditshme, për t’u përqendruar në përmbajtjen e mediave sociale dhe librin e ardhshëm “How to Get Addicted to Appreciation”, që do të dalë vitin e ardhshëm.

Chiusano flet për tre pika kryesore:

Lërini nevojat tuaja të përcaktojnë strategjinë tuaj të IA

Organizatat duhet të fillojnë me identifikimin e nevojave, të cilat inteligjenca artificiale (IA) mund t’i adresojë, thotë Chiusano.

Ata që do të kenë rezultatet më të mira afatgjata me IA, do të jenë ata që vazhdojnë të përqendrohen në idetë më të mëdha, dhe ku po shkojnë klientët.

Më pas të përdorin IA për t’i ndihmuar ata të arrijnë synimet dhe jo IA t’i drejtojë ata.

Sekreti i një drejtimi të mirë: bëjini qëllimet dhe rolet të qarta

Chiusano thotë se ajo çka pëlqen nga drejtimi, është sfida e komunikimit të vlerave dhe rezultateve të dëshiruara për ekipin e tij.

Ai beson se sa më shumë qartësi mund të jepni, aq më e madhe është mundësia, që punonjësit të shkojnë në shtëpi duke menduar se kjo ishte një ditë e mirë.

Ata ndihen sikur po përmbushin qëllimin e tyre dhe po ia kthejnë vlerën një kompanie. Punonjësit ndihen të sigurt në rolin e tyre dhe e kanë të qartë se cili duhet të jetë rezultati.

Nëse doni rezultate më të mira, përqendrohuni të “keni synime javore”

Çdo kompani ka synime vjetore. Ata kanë synime tremujore. Jo shumë kompani kanë synime javore.

Ai beson se strukturimi i qëllimeve personale dhe ekipore brenda javës, mund t’ju ndihmojë të përparoni drejt qëllimeve dhe të krijoni një zinxhir reagimi, që ju mundëson të përmirësoni proceset. / Microsoft Worklab

(Shqip.al)