Kosova doli e para në Kampionatin Ballkanik të xhudos U-21, me katër medalje të arta dhe një të bronztë

Tiranë, 6 tetor 2024 – Kosova doli e para në Kampionatin Ballkanik të xhudos të moshës deri 21 vjeç (U21) që u mbajt gjatë fundjavës në Tiranë.

Kosova mori pjesë me gjashtë xhudistë, pesë prej të cilëve kthehen në shtëpi me medalje. Katër i fituan katër medalje të arta dhe një fitoi medalje të bronztë.

Me medalje të arta u stolisën: Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg), kurse medalje të bronztë fitoi Sidorela Dodaj (52 kg).

Kështu Kosova e zuri vendin e parë në kampionat, ku morën pjesë xhudistë të 11 shteteve të Ballkanit.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka përgëzuar xhudistët e rinj të Kosovës, duke u uruar asuksese të reja në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Xhudo është sporti më i trofeshëm i Kosovës. Xhudistët kosovarë kamnë fituar medalje dhe tituj nderi në garat olimpike, në kampionatet botërore, evropiane e ballkanike, si edhe në gara të ndryshme ndërkombëtare.

May be an image of text

May be an image of 4 people and text

May be an image of 4 people and text

May be an image of 4 people and text

May be an image of 4 people and text

(rm.)