Kurti kërkon që NATO të kthejë zonën tokësore të sigurisë përgjatë kufirit Serbi – Kosovë

Prishtinë, 6 tetor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që NATO ta kthejë zonën tokësore të sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë në një gjerësi prej 5 kilometrash.

Ai ka thënë se, gjatë dy vjetëve të fundit, forcat e ushtrisë së Serbisë janë vendosur katër herë pranë kufirit me Kosovën, gjë që përbën kërcënim për paqen në Kosovë.

\thënë se Kjo kërkesë sipas Kurtit justifikohet me aktivitetet e Serbisë për afrimin e ushtrisë dhe artilerisë në kufi me Kosovën gjatë dy vjetëve të fundit.

“Meqë brenda dy vjetëve Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë që NATO e quan ‘ground safety zone’, në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u hoq në gusht të 2001-s, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjiq të cilin e vranë dhe tani këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se udhëheqja aktuale në Serbi ka mbetur agresore, sikurse ka qenë udhëheqje e këtij shteti gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti i ka bërë këto klomente të dielën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.

(r.m.)