AUTORIT VLASHI FILI I DORËZOHET ҪMIMI PËR LETËRSINË “ARTIUM MUNDUS PRIZE 2024”

          Dita e Shtunë e 28 Shtatorit 2024, në Filadelfia, nuk ishte një ditë e zakonshme për Vlashi Filin, autor i 28 botimeve në gjini të ndryshme të letërsisë, tregime, rrëfenja, romane dhe poezi, pa harruar edhe tri botime dhe një album fotografik (bashkautor )për jetën dhe veprimtarinë e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”. Është një bibliotekë e tërë që fletë për një përkushtim jo të zakonshëm talenti dhe vullneti të këtij autori.
          Në sallën e madhe të veprimtarive në ndërtesën e rinovuar, ende të pa përfundur, kishin ardhur shumë bashkatdhetarë nga Filadelfia, Nju Jorku, Nju Xhersi etj.  Një delegacion nga “Mundus Artium”, një revistë e Letërsisë Ndërkombëtare dhe Arteve me bazë në Dallas, përfaqësuar nga drejtori dhe bashkëbotuesi Dr. Gjekë Marinaj dhe zoti Xhevahir Narkobilov kishin ardhur për të nderuar autorin Vlashi Fili me medaljen “Mundus Artium Prize”.   Një sukses i merituar për punën dhe talentin e këtij autori, që gëzoi jo vëtëm atë por gjithë bashkatdhetarët.
          Ky nuk ishte vlerësimi i parë që merr Vlashi Fili për krijimtarinë e tij. Lista e çmimeve  ështe e gjatë, nga Shqipëria dhe vende të tjera në Europë dhe për gjini të ndryshme të krijimtarisë së tij. Le të përmëndim vetëm disa prej tyre:  Ҫmimin “Ismail Kadare” për prozën më të mirë të vitit 2007, tregimin “Nënë Behija”, Ҫmimin “Anton Pashko”, 2009, nga konkursi i organizuar nga revista “Kuvendi”në Detroit.  Më 2013 nderohet me çmimin “Petro Marko” për tregimin “Sytë e nënës “, më 2016 është fitues i çmimit “Betim Muço” për tregimin më të mirë dhënë nga konkursi i revistës “Kuvendi”, më 2016 i jepet çmimi “Selaudin Velaj” për kontribut të shquar në prozë, nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork, më 2020 i jepet çmimi “Kommunity Service Award”, ngaAlbanian American National Organization”…… Këtyre u bashkangjiten edhe shumë vlerësime të tjera letrare dhe si qytetar e veprimtar shoqëror i dalluar, nga vendlindja e tij e dashur Kuçova dhe nga Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, nga Bashkësia Kulturore Shqiptare në Bukuresht të Rumanisë, etj.
          Por vlerësimi më i fundit i këtyre ditëve nga “ Mundus Artium”  ka një peshë të veçantë, pasi i jepet nga një organizëm (forum) profesional ndërkombëtar për gjithë krijimtarinë letrare të Vlashi Filit. Është nderuar ky autor por edhe letërsia shqipe në SHBA dhe akoma më shumë letërsia shqipe në tërësi. (Ky çmim jepet çdo vit. Për vitin 2023 iu dha poetit dhe botuesit nga Kuba, Alex Pausides.)
          Veprimtaria e organizuar me këtë rast ishte një vlerësim i merituar për Vlashin dhënë nga Shoqata Atdhetare -Kulturore “Bijtë e Shqipes”, nga miqtë e shokët e tij të shumtë, nga bashkatdhetarët tanë.
          Për të folur për krijimtarinë  letrare të Vlashi Filit, fjalën e mori fjalën shoku dhe miku i tij prej pothuaj 30 vitesh z. Llazar Vero.  Duke njohur më së miri jo vetëm njeriun por edhe krijuesin dhe veprimtarin shoqëror, ai u ndal më shumë në laboratorin krijues të këtij autori. “Pasioni i Vlashit për letërsinë, theksoi ai, zë fill që në bangat e shkollës 7 vjeçare, vazhdoi gjatë shkollës së mesme dhe pavarësisht se nuk iu dha e drejta për të studiuar për letërsi, ëndrra e tij nuk u shua. Ai akumulim i heshtur shpërtheu gjatë viteve të emigracionit. Nisi me botimet e vëllimeve me tregime e novela si “Gjurmë të thella”. “Njërëz të mirë” “Emigranti”, “Magjia e fjalës”, “Pëllumbat e burgut”… Dhe vazhdoi me romanet “Guva e pyllit”, “Dallgët”, “Zemër nëne”, “Heronjtë e Teknikumit”, apo edhe “Magnet”, rëfime autobiografike”, etj. Pothuaj çdo vit dilte në qarkullim një botim në prozën e shkurtër, apo romane, etj.  Në prozën e tij ka jetë, ka ajër, ka dritë.  Lexuesi e priti mirë dhe e vlerësoi, por nuk munguan vlerësimet as nga forume letrare, shoqata shkrimtarësh, apo revista letrare në ShBA, Rumani,Shqipëri, etj. Stili i të shkruarit të këtij autori, shtoi me tej zoti Llazar Vero, dallohet për thjeshtësinë, frymëmarrjen e gjerë, pastërtinë e fjalës shqipe, e mbi të gjitha për njohjen e mirë të jetës dhe shpirtit të njëriut.  Për konkretizim mund të përmendim këtu, shtoi më tej ai- rrëfenjat e vëllimit “Pëllumbat e burgut” si “Premtimi”, që duket si vazhdim i tregimit të mëparshëm “Takimi me lirinë”. Këtë fenomen e vëmë re në të gjitha rrëfenjat dhe tregimet që duken si pjesë e një të tëre, ashtu siç është vetë jeta. Rrëfenjat, “Premtimi”, “Sustat, “Si ikin Vitet”… dallohen për qëmtimin e së bukurës në jetë, njerëzores, forcës shpirtërore, dashurisë së vërtetë. Stili i thjeshtë dhe i rrjedhshëm i të shkruarit bën që lexuesi të mos e ndjej kohën e të lexuarit. Unë do të veçoja nga ky vëllim rrëfenjën “Edhe burri qanë”, si një nga më të bukurit, më të realizuarit krijime të këtij vëllimi.” – theksoi zoti Vero.
          Por jo vetëm në rrëfenjat, tregimet dhe novelat gjejmë kaq kënaqësi dhe vlerë, njihemi me personazhe plotë jetë dhe interesant. Këtë dukuri e vemë re edhe në prozën e gjatë të Vlashi Filit, në romanin. Le të qëndrojmë paksa tek romani “Guva e pyllit”, i pari i autorit në këtë gjini. Në faqet e këtij romani do të njihemi me dashurinë e bukur të dy të rinjëve në një fshat të Shqipërisë. Ky roman dëshmoi se autori e njeh mirë jetën e fshatit, natyrën dhe shpirtin e njeriut. Në kët gjini autori do të sjell për lexuesin edhe botime të tjera të suskseshme si romanet: “Dallgët”, “Zemër nëne”, “Heronjtë e teknikumit”, etj.
          Vlashi Fili është ndërkohë pjesëmarrës në botimin e gjashtë antologjive poetike ndër vite, të përgatitur nga ente të ndryshme botuese dhe artistike. 
           Por fjala e shkruar e ketij autori nuk ndalet në  gjinitë letrare, theksoi referuesi. Një vend nderi zenë në fjalën e shkruar të tij edhe botimet publicistike dhe historike si në botimet për 10, 15, dhe 20 vjetorin e Shoqatës Mbarëshqiptare Social-Kulturore “Bijtë e Shqipes” dhe në një album fotografik me titull  “ABC…”, për 20 vjetorin e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”. Në të katër këto botime ai është bashkautor me mbajtësin e kësaj fjale në nderim të të gjithë veprimtarisë së tij letrare dhe publicistike.
           Në fund të fjalës së tij, zoti Vero theksoi se “Ofensiva krijuese e këtij autori nuk ka thënë ende fjalën e fundit. Ai tanimë ka gati për botim një vëllim tjetër poetië dhe në process dy romane që tani për tani i ka titulluar: “Historia e vajzës rebele” dhe “Për jetën”.
          Për veprimtarinë letrare dhe shoqërore të Vlashi Filit,në këtë takim e mori fjalën edhe zoti Eqerem Murataj. Që në fjalët e para ai falenderoi ngrohtësisht forumin e Revistës  Ndërkombëtare për Letërsinë dhe Artet  “Mundus Artium” për vlerësimin e dhënë autorit  të 28 veprave letrare dhe publicistike, zotit Vlashi Fili.  Marrja e çmimit “Mundus Artium Prize for Literature 2024” është jo vetëm një nderim për veprën e këtij autori  por edhe për letësinë shqipe në tërësi. Zoti Murataj e vlerësoj këtë moment edhe si një sukses edhe për Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, ku Vlashi Fili ka dhënë ndihmesën e tij të çmuar për mbi 20 vjet, që në hapat e para të jetës së saj. Është kënaqësi e veçantë, theksoi ai  me tej, që këtë vlerësim ia dorëzon Vlashi Filit një nga personalitetet më të shquara të botës shqiptaro-amerikane,  poeti, përkthyesi, studiuesi i shkëlqyer Dr. Gjekë Marinaj,  autori i Teorisë së Protonizmit në Letërsi, vlerësuar ndërkombëtarisht.
           “Më kanë tërhequr dhe pëlqyer rrëfenjat, tregimet dhe romanet e Vlashi Filit për mënyrën e thjeshtë të të treguarit, për ngjarjet dhe personazhet, me një fryme realiste  dhe dashuri për jeten dhe njerëzit. Jeta, Ngjarjet dhe personazhet, në krijimtarinë e Vlashi Filit, duket sikur janë dhe kanë dalë nga gjiri ynë, sikur jetojnë midis nesh, flasin, duhen dhe grinden njësoj si ne.”
           Kërkesat për të shprehur opinione për jetën dhe krijimtarinë letrare të Vlashi Filit, në këtë ceremony, ishin të shumta. Po veçojmë disa prej tyre shkurtimisht. Shoku dhe autori Lutfi Brami, ndërmjet të tjerash në fjalën e tij theksoi se “Vepra letrare  e Vlashi Filit, e përbërë nga shumë botime në gjininë e tregimit, novelës, romanit dhe poezisë, eksploron temat e miqësisë, besnikërisë, forcës dhe qëndrueshmëri së shpirtit njerëzor. Rrëfimet qëndrojnë si dëshmi e besimit të tij për mirëkuptimin dhe vullnetin e pathyeshëm për ta jetuar jetën me dashuri dhe gëzim, pavarësisht nga hidhërimet dhe brengat e saj. Proza e tij është e mbushur me personazhe të njerëzve të thjeshtë të punës, për prindërit, fëmijët, miqtë e shokët… dashuri për jetën.
          Gjuha e thjesht, e kuptueshme, plot mesazhe, që dakin nga jeta, nga djersa e derdhur, prej dashurisë dhe sakrifucës për njëri_tjetrin, shpreh bukurinë e prozës së këtij autori.
          Arritjet letrare dhe ky vlerësim i sotëm për shokun dhe mikun tone Vlashi Fili, flasin për ndikimin dhe vlerën e krijimtarisë së tij letrare. Sukseset e Vlashit janë vlera dhe merita që ai i ka arritur me punë të madhe dhe i takojnë atij, por njëkohësisht na bëjnë krenarë edhe ne shokëve të tij dhe gjithë bashkatdhetarët në Filadelfia dhe më gjerë.”
          Një autor tjetër i respektuar nga Shoqata Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes”, zoti Hysë Hasa, që ka botuar një seri të gjërë librash me karakter social, historik dhe njohës,  theksoi në fjalën e tij rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka  “Mundus Artium Prize for Literature  2024”,  dhënë shkrimtarit  Vlashi Fili, atdhetarit dhe intelektualit të respektuar, është  edhe një vlerësim për letërsinë shqipe në tërësi. Ai i uroi atij edhe shume vite shendet, jetë dhe krijimtari të suksesshme.
          Një përshëndetje e ngrohtë prej kolegu dhe miku vjen nga Qeparoi i bukur i Bregut Shqiptar, nga autori i suksesshëm dhe mik i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Petraq Pali. “Lexova, në kuadrin e njoftimit për çmimin edhe një shkrim të mikut tim dhe gazetarit të talentuar, z. Llazar Vero, me titull: “Vlashi Fili, shkrimtari që nuk e njohin”. Ashtu është me të  vërtetë, sepse vepra e Vlashit nuk bërtet, por ajo futet ndër lexuesit pak e nga pak dhe zë vend në kujtesën e tij. Është kjo punë e madhe dhe cilësore e shkrimtarit Vlashi Fili që ka tërhequr vëmendjen e atyre që e kanë lexuar. Dhe ja ajo së fundi tërhoqi vëmendjen dhe të revistës me emër për letërsinë ndërkombëtare “Mundus Artium” në Dallas të Hjustonit, që i jep këtij shkrimtari shqipatr çmimin e madh “Mundus Artium Prize for Literature 2024”. Në hyrje të njoftimit që shpërndau revista, shkruheshin fjalët që unë besoj se janë  motivacioni më i mirë për çmimin vjetor që jep kjo revistë: “Në një triumf për letërsinë shqipe dhe një dëshmi e fuqisë së tregimit si një kanal për paqen dhe mirëkuptimin, Vlashi Fili është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Mundus Artium” 2024 për Letërsinë”.
          I uroj me zemër z. Vlashi Fili për çmimin: “Mos pushoftë kurrë pena juaj i nderuar Vlashi Fili!” Po ashtu i uroj Shoqatës “Bijtë e Shqipes” suksese në punët e saj, emrin e së cilës po e shohim të ngrihet gjithmonë e më lartë.”
           Fituesi i çmimit z. Vlashi Fili, në fjalën e tij u përqëndrua më tepr në falenderimet, ku midis të tjerave theksoi:
          “Kur mora njoftimin  se kisha fituar këtë çmim, u gëzova pa masë, sepse mendova që është një vlerësim i lartë, por gëzimin ma shtoi sot prania e dy zotërinjve, përfaqësues të revistës “Mundus Artium”, intelektualit të përmasave botërore, Dr. Gjekë Marinaj dhe profesorit të Universitetit të Dallasit, Dr. Xhevahir Narkobilov, që sakrifikuan nga koha e tyre mjaft e çmuar për të më dhenë mua këtë cmim të nderuar. I falenderoj me gjithë zemër këta dy zotërinjë, gjithë stafin e revistë emërmadhe “Mundus Artium” dhe presidentin e saj zotin Frederik Turner.
          Falenderoj sinqerisht komisionin që aprovoi dhënien e këtij çmimi.
          Falenderoj të gjitha mediat në SHBA që dhanë njoftimin për dhënien e këtij çmimi për vitin 2024.
          Falenderoj Këshillin Drejtues të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” për organizimin e kësaj ceremonie.
           Ju falenderoj të gjithë juve motra dhe vëllezër që më nderuat me pjesëmarrjen tuaj të gjërë në këtëceremoni.
          Ky çmim krahas vlerave të larta që ka, për mua do të shërbej si nxitje për më shumë punë krijuese cilësore, në të mirë të letërsisë shqipe në tërësi dhe asaj të emigracionit shqiptar në veçanti.

LAVER NIKU