Uragani “Milton” e godet Floridën, konfirmohen viktimat e para

Tampa (Florida, SHBA), 10 tetor 2024 – Uragani “Milton” e ka goditur Floridën si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që i la mbi 230 njerëz të vdekur, më pak se dy javë më parë.

Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridës, ndonëse numri nuk është bërë i ditur.

Erërat e stuhisë “Milton” kanë arritur shpejtësinë në deri 160 kilometra në orë dhe zona e Tampas është goditur direkt.

Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas.

Situata në rajonin e Tampas është emergjente, për shkak të niveleve të rritura të ujit.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Floridë.

Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se të godiste uragani, shumica prej të cilave shtëpi mobile për të moshuarit, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Florida.

Çatitë e fabrikave janë shkatërruar dhe shumë vinça janë përplasur në tokë.

90 minutave pas goditjes, uraganit i ka rënë në fuqia në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Kjo nënkupton që fuqia e erërave ka rënë në rreth 65 kilometra.

Më vonë, gjatë ditës së enjte, ky uragan pritet të godasë edhe rajonin e Orlandos.

Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi të mërkurën se pavarësisht rënies së fuqisë së uraganit, “Milton mund të vazhdojë të ketë forcën e një uragani të madh dhe se do të mbetet i tillë përgjatë të enjtes ndërsa përshkon Floridan”.

(Sipas Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës)

Comment

*