Nënshkrimi i Pablo Picassos në pikturën e gjetur në Pompei nga Luigi Lo Rosso, i cili deri vonë nuk e kishte imagjinuar kurrë se një picture që e kishte në shtëpi, është një vepër autentike e piktorit të madh.
Autenticitetit të pikturës “Portreti i Dora Maar” u konfitrmua në fillim të shtatorit, pas ekspertizës së grafologes Cinzia Altieri, konsulente në gjykatën e Milanos, por lajmi u publikua vetëm pak ditë më parët.
Në vitin 1962, derisa po e pastronte bodrumin e një vile në Capri, Luigi e gjeti një kanavacë të mbështjellë ,me fytyrën e çrregullt të një gruaje. Në këndin e sipërm të majtë të pictures dukej qartë nënshkrimi “Picasso”, por ky emër nuk i thoshte asgjë Lo Rossos, atëherë 24 vjeç, i cili vendosi ta merrte pikturën në shtëpi dhe ta varte në dhomën e tij të ndejës.
Piktura, e cila ishte quajtur “Gouge”, për shkak të formave asimetrike të portertit, tipike për stilin e Picassos, qëndroi 50 vjet në dhomën e ndejës së familjes Lo Rosso. Vetëm në fillim të viteve 2000, djali i madh i Lo Rossos ua vuri në dukje prindërve të tij ngjashmërinë e madhe midis pikturës së varur në dhomën e ndejës dhe veprave të Picassos në librat e tij të shkollës dhe shprehu dyshimin se në shtëpi e kishin një vepër artistike origjinale.
Në fillim, ideja e tij u hodh poshtë, por ngjashmëria e pikturës me kryeveprat e mjeshtrit të madh kubist ishte aq e madhe sa në familje lindi dyshimi se kjo ishte njëmend vepër origjinale, prandaj paguan për ekspertizën që çoi në përfundimin se “Gouge” që e kishin në shtëpi qe 50 vjet ishte “Portreti I Dora Maar” i Pablo Picassos së famshëm.
Ky përfundim doli pas analizave të shumta, konsultimeve dhe krahasimeve me punime të tjera të Picassos. Piktura, e krijuar midis viteve 1940 dhe 1950, mund të jetë portreti i poetes franceze Dora Maar, e cila ishte shoqëruese e Picassos nëntë vjet.
Ekziston edhe një vepër tjetër e emëretuar “Buste de Femme Dora Maar”, prandaj besoihet se Picasso i ka bërë dy portrete të ndryshme të gruas, në kohë të ndryshme.
“Portreti i Dora Maar”, e cila aktualisht është pronë e djemve të Luigi La Rossos., mbahet në një kasafortë në Milano. Ajo është vlerësuar 6 milionë euro.
Nëse njihet nga Fondacioni Picasso, vlera e kësaj veopre mund të shkojë deri në 12 milionë euro.