Kurti vizitoi në Berlin ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”

Berlin, 15 tetor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se të hënë në mbrëmje e ka vizituar në Berlin ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998” të Shkumbin Brestovcit, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, Fondacioni “Friedrich Ebert” dhe Instituti Leibniz për Kërkimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.

Kurti ka thënë se përmes fotografive dhe materialeve dokumentare të ekspozuara në këtë ekspozitë, “publiku ndërkombëtar mund të njihet me një nga historitë më autentike të një rezistence paqësore kundër një regjimi të apartheidit në Evropë, çfare ishte ajo e popullit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX”.

“Rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian. E në këtë rrugë, shumçka kalon kah Berlini dhe Gjermania, vendi ynë mik dhe aleat sikur në vitet tona më të vështira, ashtu edhe sot kur synojmë integrimin dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka treguar se në ambientet e ekspozitës, të hënën në mbrëmje është mbajtur edhe një panel diskutimi për rezistencën paqesore dhe shtetformimin në Kosovë, ku kanë marrë pjesë Geert Ahrens, diplomat gjerman që e përfaqësonte OSBE-në gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Rafael Biermann, politolog dhe Linda Gusia, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe aktiviste për të drejtat e njeriut.

Postimi i plotë i Kurtit:

Historia e rezistencës paqësore dhe e shtetformimit në Kosovë gjatë dekadës së fundit para fillimit të luftës sonë çlirimtare, pra nga viti 1988 e deri më 1998, është konceptuar dhe paraqitur para publikut gjerman në Berlin, përmes një ekspozite dokumentuese. E kuruar nga autori Shkumbin Brestovci dhe e titulluar “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, në të janë ekspozuar fotografi dhe materiale të tjera dokumentare, përmes së cilave publiku ndërkombëtar mund të njihet me një nga historitë më autentike të një rezistence paqësore kundër një regjimi të apartheidit në Evropë, çfare ishte ajo e popullit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX.

Gjatë qëndrimit tim në Berlin, e vizitova këtë ekspozitë bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili edhe e hapi këtë ekspozitë. “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, është organizuar pikërisht nga një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Fondacionit Friedrich Ebert-Stiftung dhe Institutit Leibniz për Kërkimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.

Në kuadër të ekspozitës, mbrëmë u mbajt edhe një panel diskutimi në të cilin morën pjesë Geert Ahrens, diplomat gjerman, që përfaqësoi OSBE-në gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e fillimviteve ‘90-ta, Rafael Biermann, politolog dhe Linda Gusia, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian. E në këtë rrugë, shumçka kalon kah Berlini dhe Gjermania, vendi ynë mik dhe aleat sikur në vitet tona më të vështira, ashtu edhe sot kur synojmë integrimin dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike.

May be an image of 4 people and text

May be an image of 2 people, map and text

May be a graphic of text

May be an image of 5 people and text

May be an image of 2 people, monument and text that says "Die Kriege in Jugoslawien, Dayton und die Folgen für Kosovo des Kroatienknieges kroatscheRegierung, Regierung zueinem Wideestend Sauberungen vertreibungen Bosnien, Massen- zuzusctrelen brahim eine wasin sahen, eigent Widerstand verstärkte. Bereitschaft zum Die Schiacht Vukovar dauerte Belagetungen Kipatenkries e(A)nee August November 1991 erteidioet Vuknvar VIkDrar" Bestattungen der Opfer des Massakers von Srebrenica, อล zwischen dem und25 Juli 1995 bosnischen Muslimen verübt wurde. kosovarischer"

May be an image of 16 people, people playing American football and text

May be an image of 3 people and text

May be an image of 1 person and text

May be an image of 5 people

(r.m.)

Comment

*