Bari, 9 maj 2021 – Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali më 6 maj, pasi është kapur me 400 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë, e cila kap vlerën e 4 milion euro.
Mediat italiane raportuan se Guardia di Finanza e Tarantos e ka arrestuar shqiptarin që është kapur në një gomone që ishte plot më drogë, disa milje nga bregu i detit, në jug të Brindizit.
Gomonja e përdorur për trafikim illegal është sekuestruar, ndërsa shqiptari i arrestuar akuzoihet për trafikim të drogës.
Guardia di Finanza ka bërë të ditur se gomonja vinte nga Shqipëria, por nuk e ka publikuar identitetin e shqiptarit të arrestuar.
(r.m.)