Gjykata e Posaçme lë me arrest në burg ish-presidentin Ilir Meta

Tiranë, 23 tetor 2024 – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Ajo i la në fuqi edhe masat e mëparshme të sigurisë ndaj deputetes Monika Kryemadhi dhe dy personave të tjerë, të cilët janë të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Zoti Meta i është drejtuar me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili ishte i pranishëm në seancë. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se zoti Dumani e ruajti qetësinë ndërfsa zoti Meta hodhi ndaj tij fjalë fyese.

Zoti Meta është në arrest me burg prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie.

Avokatët mbrojtës të tyre kërkuan kohë nga GJKKO, që të njihen me aktet hetimore, ndaj seanca u ndërpre për tri orë, për të rifilluar në mesditë.

Ish presidenti Meta mësohet se ka zgjedhur që të japë vet dhe jo përmes avokatit shpjegimet mbi materialet hetimore dhe episodet e dyshura si korruptive të paraqitura në vendimin e GJKKO-së mbi masën e arrestit me burg.

Bëhet e ditur se shpjegimet e zotit Meta kanë zgjatur rreth dy orë. Ai i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk i ka shkelur ligjet, madje ka shtuar se për një pjesë të episodeve që renditen në vendim ai nuk ka qenë në dijeni të ngjarjeve.

Edhe deputetja Kryemadhi ka dhënë vetë shpjegime paragjykatës. Edhe ajo i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë, mes të tjerash, se ajo ka ndihmuar biznesmenë të ndryshëm, por nuk ka përfituar prej tyre.

Edhe dy të dyshuarit tjerë, Çoku e Xhixho, nuk i kanë pranuar akuzat dhe kanë monuar se kanë kryer vepra penale.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi e kanë cilësuar çështjen ndaj tyre si “të motivuar politikisht” dhe si “sulm kundër opozitës” nga kryeministri Edi Rama. Të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe politikanë të tjerë opozitarë.

Ish Presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monila Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

(r.m.)

Comment

*