LSI ankimon në KQZ edhe rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit

Tiranë, 9 maj 2021 – Lëvizja Socialiste përIntegrim (LSI) ankimoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Beratit.

LSI-ja pretendon që në këto zgjedhje ka pasur shumë parregullsi në process, prandaj kërkon përsëritjden e zgjedhjeve në këtë qark.

Sipas kësaj partie, në disa Qendra Votimi u gjetën fletëvotimi pa vula, ndërsa në çdo vendvotim pati tentativa për votim të dyfishtë.

LSI ankohet gjithashtu se 80 vota të kësaj partie janë shpallur të pavlefshme, pa ndonjë arsye.

Dy ditëmë parë, LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit edhe për Qarkun e Gjirokastrës. Ajo kërkoi përsëritjen ezgjedhjeve në Bashkinë e Dropullit.

(r.m.)