Teheran, 26 tetor 2024 – Irani njoftoi se dy ushtarë iranianë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj objektivave ushtarake në Republikën Islamike më 26 tetor.
Teherani konfirmoi se sulmi izraelit goditi caqe ushtarake në provincën e Teheranit dhe në pjesë të tjera të shtetit, Sipas autoriteteve, sulmet izraelite shkaktuan “dëme të kufizuara”.
Më parë, ushtria izraelite njoftoi se i ka përfunduar sulmet ajrore ndaj Iranit, në shenjë hakmarrjeje për sulmet që I kreu Irani ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.
Uashtria izraelite bëri të ditur se ka goditur komplekse prodhuese të raketave, raketa dhe sisteme të tjera në disa rajone të Iranit. Njëkohësisht, e paralajmëroi Teheranin se “do të paguajë çmim të lartë” nëse kundërpërgjigjet.
Izraeli ishte zotuar se do të hakmerrej ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor lëshoi një breshëri prej 200 raketash ndaj Izraelit. Ky ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë që Irani kreu ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit. Shumica e raketave u rrëzuan, por u vra një person.
Irani kishte kryer edhe një sulm me raketa ndaj Izraelit në prill, teksa ky shtet mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.
(r.m.)