Prishtinë, 26 tetor 2024 – Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ka poritur të shtunën në Prishtinë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e vizitopi Kosovën në kuadrin e turneut të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’i inkurajuar ato të përshpejtojnë reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zyra e Kryeministrit Kurti njofton se z. Kurti e ka vlerësuar përkushtimin e zonjës von der Leyen për integrimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit nBashkmimin Evropian.
“Kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen e tij presidentes von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, që dëshmohet nga vizitat dhe takimet e shpeshta gjatë udhëheqjes së saj dhe avokimi i zëshëm për integrim të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
“Urime për mandatin tuaj të ri. Ne llogarisim shumë në udhëheqjen tuaj, si në zgjerimin e Bashkimit Evropian ashtu edhe në fuqizimin e tij në skenën botërore”, citohet të ketë thënë Kurti në fillim të takimit.
Në njoftim bëhet e ditur se tema qendrore të takimit kanë qenë agjenda e reformave në Kosovë, raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bashkwpunimi rajonal dhe procesi i integrimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat evropiane.
Sipas njoftimit, Kryeministri Kurti është fokusuar në objektivat e Agjendës së Reformave të Kosovës.
“Duke folur për Agjendën e Reformave të Kosovës, kryeministri theksoi se ajo ka pesë fusha prioritare, parasheh 30 reformave dhe 111 hapa për të adresuar çështjet kryesore të ekonomisë sonë, që përfshijnë sigurinë energjetike, punësimin, tërheqjen e investimeve të huaja dhe formalizimin e punës dhe ekonomisë. Ai tha se jemi të gatshëm e të përkushtuar që sa më parë të zbatojmë reformat edhe të përfitojmë sa më shumë nga mbështetja financiare në dispozicion që arrin vlerën prej 882 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, Kryemi Kurti ka ritheksuar rëndësinë e largimit të plotë dhe të menjëhershëm të masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të marrjes së statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian. Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’ia njohë Kiosovës meritat për angazhimin e palëkundur dhe progresin e bërë në proceset e integrimeve evropiane, në zbatimin e reformave, në zhvillimin ekonomik dhe në progresin demokratik.
(r.m.)