Osmani e uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Prishtinë, 6 nëntor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar republikanin Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident, Vance për fitore si “president dhe nënpresident të Shteteve të Bashkuara”.

“Shtetet e Bashkuara mbesin partnere të palëkundura dhe të domosdoshme të Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re, dhe të thellojmë lidhjet tona unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1854071781092417555?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1854071781092417555%7Ctwgr%5Ed4041721aa4a71faf4d0dbcda4b7b6737173904d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fshba-zgjedhje-presidenciale-harris-trump%2F33188520.html
Një ditë më parë Presidentja Osmani tha se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë aleate strategjike e Kosovës pavarësisht nga rezultati I zgjedhjeve presidenciale atje.
“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje mbi partizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan”, tha ajo.
“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që i fiton zgjedhjet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë do të jetë edhe pas kësaj date”, theksoi Presidentja Osmani.
Kosova njihet si një prej shteteve më proamerikane në botë.
Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për nisjen e bombardimeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 1999, dhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

Uashingtoni ka qenë ndër të parët që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, më 2008.
SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për mbështetjen e Kosovës.
(r.m.)

Comment

*