Mimoza Kusari – Lila operohet nga kanceri i gjirit

Prishtinë, 8 nëntor 2024 – Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se ajo është operuar nga kanceri gjirit.

Në një postim në Facebook, në gjuhën angleze, ajo beri të ditur se ajo është operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale – pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, shkruan ajo.

Ajo u bën thirrje të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë mamografinë, në qoftë se këtë nuk e kanë bër gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në tetor.

“Të gjitha vajzave dhe grave që nuk e kanë bërë ekzaminimin e tyre të gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, JU LUTEM ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kontrollet rutinë mund të kryhen në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku bëhet mamografia”, shkruan ajo.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë, kurse vonesat në zbulimin dhe diagnostifikimin e hershëm mund të kenë pasoja shumë më serioze. Për fat të mirë, unë e zbulova herët dhe trajtimi është shumë më i lehtë se sa në faza të avancuara”, shkruan deputetja Kusari – Lila.

Ajo falënderon posaçërisht mjekët dhe stafin e Klinikës Torakale në QKUK dhe miqtë e dashamirët e saj që i kanë dhënë kurajo të përballojë këtë sfidë.

(r.m.)

Comment

*