Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, për “marrje ryshfeti” në pikën kufitare në Vërmicë

Prishtinë, 8 nëntor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi sot se në Gjykatën Themelore në Prishtinë , Departamentin Special, ka ngritur aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë.

Në njoftim thuhet se ata akuzohen për veoprën penale “marrje ryshfeti” në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria i ka publikuar vetëm inicialet e të akuzuarve: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

26 zyrtarët policorë të cilët akuzohen për veprën penale “marrje e ryshfetit” janë arreestuar në një operacion të përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës në prill të vitit 2022. Aksioni ishte zhvilluar në bazë të dyshimeve se ata kishin lejuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme në këmbim të përfitimeve materiale.

(r.m.) 

Comment

*