Në Kosovë arrijnë edhe mbi 3.500 vaksina “Pfizer/BioNTech”

Prishtinë, 10 maj 2021 – Të hënën në Kosovë arritën edhe mbi 3.500 doza të vaksinës kundër koronavirusit “Pfizer/BioNTech”, donacion i Bashkimit Evropian.

Kontingjenti i parë me mbi 4.000 doza të së njëjtës vaksinë, po ashtu donacion i Bashkimit Evropian, ka arritur në Kosovë javën e kaluar.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95.000 doza të vaksinave për Kosovën, në kuadër të mbështetjes për imunizim nga COVID-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ato do të shpërndahen gradualisht.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24. 000 doza të vaksinës “AstraZeneca”, të siguruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit. Dozat e siguruara deri më tash janë donacione të BE-së dhe OBSH-së.

(r.m.)