Prishtinë, 20 nëntor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të martЍn në mbrëmje e ka vizituar njërën prej depove të Forcës së Sigurisë së Kosovës ku janë magazinuar disda nga furnizimet e fundit me armë për ushtrinë e Kosovës.
“Mbrëmë së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituam njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tone”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”, ka shtuar ai.
“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, ka theksuar ai.
Postimit ia ka bazhkangjitur edhe një videoregjistrim ku prezantohet një pjesë e armatimit të blerë së voni.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar për këto blerje që i keni bërë si ministri e Mbrojtjes dhe FSK. I falënderoj nga zemra komandantin e ushtrisë sonë, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, dhe ministrin Ejup Maqedonci, që për kohë rekord, më pak se 10 muaj, kanë arritur që blerjet të realizohen duke i sjellë këtu në Kosovë”, thotë Kurti në videoregjistrim.
(r.m.)