UEFA: Kosova e humb me rezultat zyrtar ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë

Nion, 20 nëntor 2024 – Federata evropiane e futbollit, UEFA, e shpalli Rumaninë fituese të ndeshjes me Kosovën, me rezultat 3 me 0, pasi futbollistët e Kosovës e braktisën fushën në Bukuresht, pak para përfundimit të ndeshjes, kur rezulktati ishte zero me zero.

Futbollistët e Kosovës e lëshuan fushën në minuitat shtesë të ndeshjes dhe nuk u kthyen për ta vazhduar atë, për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi” nga tifozët vendës.

Autoritetet rumune mohuan të ketë pasur thirrje të tilla dhe akuzuan skuadrën e Kosovës për braktisje me paramendim të ndeshjes.

Federata e Futbollit të Kosovës e kishte paralajmëruar vazhdimisht UEFA-n për incidentet e mundshme nga tifozët e Rumanisë, pasi incidente të njëjta kishte pasur edhe në ndeshjen e zhvilluar në të njëjtin stadium në shtator të vitit 2023.

UEFA njoftoi se për shkak të incidenteve në ndeshjen Rumania Kosova i ka gjobitur federatat e të dyja vendeve.

Federata e Futbollit të Kosovës do të paguajë një gjobë prej 6 mijë eurosh për bratisjen e fushës nga skuadra e saj, gjë që është cilësuar si sjellje e pahijshme në fushën e futbollit.

Federata Rumune e Futbollit (FRF) është gjobitur me gjithsej 128,000 euro për disa akuza, përfshirë aktet e ksenofobisë të tifozëve dhe sjelljen e pahijshme të ekipit.

Gjithashtu, ekipi i Rumanisë do ta luajë pa tifozë ndeshjen e radhës në shtëpi, për shkak të sjelljes raciste dhe diskriminuese tëtifozëve të saj.

Vitin e kaluar, Federata Rumune e Futbollit ishte gjobitur nga UEFA po për shkak të thirrjeve të tifozëve pro Serbisë e kundër Kosovës dhe shpalosjes së parullës “Kosova është Serbi” në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Edhe Federata e Futbollit e Kosovës ishte gjobitur muajin e kaluar, për ndërprerjen e e opërkohshme të ndeshjes me Rumaninë, për shkak se tifozët kosiovarë hodhën në fushë fishekzjarre, hynë në fushë dhe fishkëllyen gjatë eksekutimit të himnit kombëtar të Rumanisë.

Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që keqpërdoret nga tifozët rumunë. Por Federata Rumune e Futbollit është e obliguar ta trajtojë  Kosovën si palë të barabartë, sepse Kosova është anëtare e Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA.

(r.m.)