Prishtinë, 11 maj 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë. Javën e kaluar, Kurti tha se ngritja e padisë kundër Serbisë është një pikat e programit qeverisës të kabinetit të tij.
Rozafa Kelmendi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se aktualisht janë duke u bërë analiza dhe vlerësime e pastaj do të nisë hartimi kompletimi i padisë.
“Sapo të finalizohet procesi i hartimit të planit, mund të fillohet edhe me hartimin e padisë. Por, duhet pasur parasysh që një nga gjërat më të rëndësishme në gjithë këtë process, është puna masive e cila kryhet prapa perdeve, meqenëse kjo padi dorëzohet direkt kundër një shteti tjetër, ndaj edhe kërkohet edhe kujdes i shtuar”, kathënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.
Ajo kathënë se procesi i padisë kundër Serbisë është i ndjeshëm dhe i ndërlikuar, prandaj kjo çështje do të marrë kohë.
“Është herët të flasim se kur do të ndodhë dhe nuk mund të themi ndonjë datë të caktuar, pavarësisht se është duke u punuar intensivisht në të gjitha fazat e procesit. Ky proces duhet të jetë i përgatitur shumë mirë, prandaj edhe do të marrë kohë më shumë”, ka thënë zonja Kelmendi.
Por, njohësit e të drejtës ndërkombëtare nuk kanë të sigurtë se Kosova mund të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid, për shkak se Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund t’i drejtohen vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se a duhet Kosova të synojë që një padi të tillë ta parashtrojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë apo në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë, se për ngritjen e një padie kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë, mundësia ekziston, marrë parasysh faktin që krimet e luftës, përfshirë edhe gjenocidin, janë vepra, të cilat nuk mund të parashkruhen.
Por, sipas tij, në kuptimin formal, Kosova gjendet para vështirësive të caktuara, për shkak se pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mund të aplikojnë vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës Kosova nuk është ende. Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se, pavarësishtkësaj, Kosova ka mundësi të ngre padi kundër Serbisë, meqenëse krimet e luftës dhe gjenocidi janë veprapenale që nuk parashkruhen.
Por, Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, cilido qoftë ai, do të kishte vetëm karakter këshillëdhënës dhe jo obligues. Prandaj ai ka vlerësuar se është më mirë që Kosova të ngre padi ndaj Serbisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
(r.m.)