Prishtinë, 12 maj 2021 – Radhë të gjata u krijuan para qendrës së vaksinimit kundër COVID-19 në Prishtinë të mërkurën në mëngjes, kur filloi vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç.
Qytetarët që po prisnin në radhë thanë se kanë pritur në radhë afër një orë. Ata ankohen në mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit.
Por, zyrtarët e qendrës thanë se radhët u krijuan për shkak të keqinformimit. Për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve para qendrës, ka filluar caktimi i orareve. Sipas zyrtarëve të qendrës, procesi i vaksinimit do të zhvillohet edhe të enjten, edhepse është ditë feste, dita e parë e Fitër Bajramit.
Interesimi i qytetarëve për vaksinim është kaq i madh për shkak se në Kosovë ka filluar edhe vaksinimi me vaksinën ekompanisë amerikane “Pfizer/BionTech”, e cila konsiderohet vaksina më e sigurtë dhe më eefektshme.
Deri më sot, në Kosovë janë vaksinuar rreth 30 mijë persona. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo shifër është shumë e ulët dheme këtë itëm do të duhet një kohë e gjatë për imunizimin e popullatës kundër COVID-19.
Të mërkurën në Kosovë arriti kontigjenti i dttë e dozave të vaksinës “AstraZeneca”, të siguruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga gjithsej 100 mijë e 800 doza që i janë premtuar Kosovës nga programi COVAX, deri më tash kanë arritur 62 mijë doza.
Kosova tashmë ka marrë edhe një pjesë nga mbi 95 mijë vaksinat e zotuara nga Bashkimi Evropian.
Kosova është vendi i fundit në rajon përnga numri i të vaksinuarve. Megjithatë, Qeveria e Kosovës është zotuar se deri në fund të vitit do të vaksionohet 60 për qind të popullsisë.
Deri të martën në Kosovë janë konfirmuar 106 mijë e 538 raste të të prekurve nga COVID-19, ndërsa 2 mijë e 213 veta kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit.
(r.m.)