Tuz. 28 nëntor 2024 – Monumenti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u zbulua në sheshin qendror të Tuzit, në Mal të Zi, me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ky monument i shumëpritur nga shqiptarët në Mal të Zi u ngrit me mbështetjen e mësrgimtarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në ceremoninë e inaugurimit të monumentit morën pjesë një numër i madh qytyetarësh nga Malësia dhe nga mbarë hapësira shqiptare, përfaqësues të organizastave, asociacioneve e klubeve shqiptare si edhe një numër mërgimtarësh shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, i cili ishte njëri nga nismëtarët e idesë për ngritjen e minumentitt, tha se Gjergj Kastrioti do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, ku gërshetohen përpjekjet e Malësisë ndër shekuj për liri kombëtare.
“Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Malësinë, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kemi Gjergj Kastriotin – Skenderbeun përballë Bratilës, ku u ngrit flamuri për herë të parë pas vdekjes së kryetrimit. Është e vërtetë një gjë e madhe dhe dua të falenderoj çdo njeri që ka vendosur qoftë një guralec në këtë projekt madhështor”, tha Camaj, citon Zëri i Amerikës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tha se vendoisja e monumentit nxjerr në pah vlerat e Gjergj Kastriotit si udhërrëfyes dhe si frymëzim i qëndresës së kombit shqiptar.
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme, një ditë historike, për shqiptarët në Mal të Zi, të cilët rrezikohen nga asimilimi. Simbolika e inagurimit të bustit të Gjergj Kastriotit në Malësi është një shenjë e zhvillimit të shqiptarëve dhe përforcon bashkimin rreth identitetit dhe vlerave kombëtare për të cilëtne jemi krenar”, tha Nika.
Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe në Detroit, Ndrek Gjolaj, si përfaqësues i shoqatave të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë që kontribuan për ngritjen e monumentit, e cilësoi ngritjen e monumentit të Skënderbeut si festë të madhe për shqiptarët kudo qofsdhin ata.
“Gëzuar Malësisë dhe mbarë malësorëve kudo që janë përmendoren e Gjergj Kastriotit që po vendoset sot! Ta gëzojnë brez pas brezi!”, tha zoti Gjolaj,
Vendimin për ngritjen e monumentit të Skënderbeut në Tuz ishte dëshirë e kahmotshme e komunitetit në Malësi, por ajo u bë realitet pas themelimit të komunës së Tuzit. Vendimi për ngritjen e këtij monumenti u mor nga Kuvendi I Komunës së Tuzit, pak kohë pas konstituimit të tij.
(r.m.)