Sveçla: Sulmi ndaj kanalit të furnizimit me ujë është kryer me 15 kg eksploziv

Prishtinë, 30 nëntor 2024 – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë disa detaje për sulmin terrorist ndaj kanalit të furnizimit me ujë të nga Liqeni k Ujmanit, i cili është kryer të premten në mbrëmje, rreth orës 19 e 30 minuta në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.

Sveçla, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka thënë se, sipas vlerësimeve të ekspertëve të lëndëve shpërthyese, në këtë sulm janë përdorur rreth 15 kilogramë ekspoloziv, lloji I të cilit tash për tash nukm dihet.

“Nuk dihet ende saktësisht për eksplozivin, por sipas eksperteve të policisë, flitet diku për rreth 15 kg eksploziv”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se shpërthimi e ka dëmtuar “seriozisht” në pjesë të kanalit të sistemit “Ibër-Lepenci”. Ai theksoi se qëllimi i këtij sulmi ka qenë destabilizimi i vendit. Ai e ka akuzuar Serbinë për, siç ka thënë, “dirigjimin” e bandave kriminale për kryerjen e sulmet të ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri të vendit.

Gjatë dy ditëve të fundit, në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe janë kryer disa sulme. Më 27 nëntor, stacioni policor në Zveçan është sulmuar me dy granata dore, ndërsa  më 29 nëntor është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, ndërtesa e Komunës së Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar si “akte kriminale dhe terroriste që kanë qëllim të ndjellin frikë” sulmet e fundit në pjesën veriorer të vendit.

(r.m.)