Prishtinë, 30 nëntor 2024 – Në mesin e tetë të dyshuarve lidhur me sulmin terrorist në Varagë të Zubin Potokut, të arrestuar të shtunën në veri të Kosovës, është edhe Dushan Milanoviq, themelues i portalit KosovoOnline.
Avokati Dejan Vasiq ka bërtë të ditur se Dushan Milanoviq, i cili është themelues i portalit KosovaOnline, është në ndalim policor për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit.
“Dushan Milanoviqit, i cili u arrestua sot në mëngjes në Leposaviq, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit. Ai ngarkohet për menaxhimin dhe administrimin e grupit ‘Korridori’ në aplikacionin ‘Telegram’”, ka shpjeguar avokati Vasiq.
Për arrestimin e Milanoviqit ka shkruar edhe portali i tij “KosovaOnline”, i cili njihet për qasje të qartë proserbe e pro-ruse. Milanoviqi vetë njihet si mbështetës i madh i politikës së Beogradit zyrtar dhe i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën e shtyit në Mitrovicën Jugore, ka treguar se njëri nga të arrestuarit lidhur me shpërthimin në kanalin e “Ibër – Lepencit” është pjesë e portalit KosovoOnline, pa e përmendur me emër. Sveçla ka theksuar se ai është arrestuar në bazë të indikacioneve se është përfshirë në veprimtarei kundër rendit kushtetues të Kosovës.
“Sa i përket pjesëtarit të KosovoOnline, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.
(r.m.)