BE e quan “akt terrorist” dhe “akt sabotues” shpërthimin në kanalin e ujit në veri të Kosovës

Bruksel, 30 nëntor 2024 – Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotues”  shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e dënoi sulmin nëp՞rmjet një komunikaeë për media, të shtunën pasdite.

“BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepencit në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ai theksoi se ngjarja duhet të hetohet, ndërsa autorët e sulmit duhet të vihen para drejtësisë.

“Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, tha Borrell.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet.

Borrell konfirmoi se BE-ja u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të koordinojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë edhe KFOR-in.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Serbia i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në kanal i ujit i Ibër-Lepencit, duke shtuar se “këtë e di edhe Prishtina.

Autoritetet kosovare njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar janë arrestuar gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm. Gjatë aksioni janë gjetur e konfiskuar armë, municione e pajisje të ndryshme ushtarake që dyshohet se u përkisnin personave të përfshirë në sulmet e fundit në pjesբn veriore të Kosovës, përfshirë sulmin në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”.

(r.m.)