Prishtinë, 8 dhjetor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ia ka rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka thënë se Kosova mbështetet në udhëheqjen e fortë të SHBA-së për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
“Gjatë qëndrimit në Paris, ishte një nder që takova presidentin Donald Trump dhe ta uroja atë për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Presidentja Osmani është takuar me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, të shtunën, në Paris, gjatë ceremonisë së rihapjes së Katefrales “Notre Dame”.
(r.m.)