Presidentja Osmani e dekoroi ambasadorin Hovenier me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Prishtinë, 11 dhjetor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruan me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili e përfundon misionin e tij në Kosovë dhe do të pensionohet.

Presdidentja Osmani e ka vlerësuar ambasadorin Hovenier “më shumë se një ambassador” në Kosovë. Ajo e ka vlerësuar kontributin e tij për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga forcat serbe, gjatë okupimit, për zgjidhjen e statusit të Kosovës, pas çlirimit, dhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Urdhri ‘Dr. Ibrahim Rugova’, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit Ambasador Hovenier!” ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.

Ajo ka publikuar në Facebook edhe një video-regjistrim nga ceremonia e dorëzim-pranimit të dekoratës.

Ambasadori Hovenier ka thënë me këtë rast se ka qenë privilegj i tij të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. 

“Thellësisht i nderuar dhe mirënjohës që mora urdhrin presidencial ‘Dr. Ibrahim Rugova’ nga presidentja Vjosa Osmani mbrëmë. “Ky çmim ka domethënie të madhe për mua, pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e kësaj përpjekjeje për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ishte privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në platformën “X” të mërkurën.

Urdhri Për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova” u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

Jeffrey Hovenier është ambasador I Shteteve të Bashkuara në Kosovë nga janari i vitit 2022.213

 

(r..m.)

Comment

*