KAS shqyrton sot ankesat për zgjedhjet në qarkun e Beratit

 

Tiranë, 14 maj 2021 – Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mblidhet sot për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike për procesin  zgjedhor në qarkun e Beratit.

PD-ja dhe LSI-ja kanë dorëzuar ankesa për procesin zgjedhor në këtë qark, me pretendimet se gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave janë kryer vepra penale me ndicie për të ndikuar tek vota e qytetarëve apo edhe në numërimin.

LSI-ja kërkon rinumërim të votave në Berat, kurse PD-ja e kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve, sikurse edhe në 9 qarqe tëtjera të vendit.

Deri më tani, KAS i ka shqyrtuar kankesat për zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, ku vendosi të pranojë vetëm provat që i kanë dorëzuar subjektet politike, por e rrëzoi kërkesën që vetë të kërkojë prova të mëtejshme për parregullsitë e pretenduara të PD-së dhe LSI-së.

(r.m.)