Diskrecioni i Prokurorisë (PD) – Paraqitja e një Aplikimi për Azil Politik pas Urdhrit nga Gjykata e Emigracionit për Pushim apo Mbyllje të Procedurave për Dëbim nga Vendi.
Nga Avokati Kieran Both
Nëse, pas ushtrimit të diskrecionit prokurorial (Diskrecioni i Prokurorisë (PD) është pushteti që ka qeveria për të vendosur për mënyrën se si do të zbatohet ligji në rastin e një personi të caktuar), Gjykata e Emigracionit (EOIR) vendos të mbyllë ose të pushojë procedurat për dëbimin tuaj nga vendi dhe ju zgjidhni si hap të mëtejshëm të paraqisni një kërkesë për strehim politik, mënyra për ta bërë këtë gjë është nëpërmjet paraqitjes së formularit I-589, Application for Asylum and for Withholding of Removal, pranë zyrës përkatëse të USCIS-it e cila ka juridiksion në zonën ku banoni. Nëse në kohën kur EOIR-i jua hodhi poshtë ose jua mbylli procedurat për largimin tuaj nga vendi, kishit paraqitur një kërkesë për azil që kishte mbetur “pezull” dmth ishte në pritje për shqyrtim, kur të paraqisni kërkesën sërish duhet të fusni çdo informacion të ri apo shtesë që ka të bëjë me pretendimin tuaj për strehim politik.
USCIS-i gjithashtu rekomandon që të paraqisni prova që vërtetojnë se:
- EOIR-i i ka hedhur poshtë ose i ka mbyllur proçedurat për largimin tuaj nga vendi, si p.sh. një kopje të urdhrit në fjalë të lëshuar nga EOIR-i: EOIR Order of Dismissal or Termination; dhe
- Kur proçedurat për largimin tuaj nga vendi u mbyllën, ju kishit paraqitur një formular I-589 që ishte në pritje për t’u shqyrtuar nga EOIR-i.
Nëse provat vërtetojnë se vërtet keni dorëzuar Formularin I-589 përpara datës kur EOIR hodhi poshtë ose mbylli procedurat tuaja të largimit, USCIS-i do të lëshojë një njoftim që mban datën origjinale të depozitimit të Formularit I-589. Kjo është data që USCIS-i do të përdorë për të gjykuar nëse është përmbushur ose jo kriteri i afatit njëvjeçar të paraqitjes së kërkesës për azil, nëse kualifikoheni për leje punësimi bazuar në një kërkesë azili në pritje për shqyrtim, për të vlerësuar prioritetin në caktimin e intervistës për azil si dhe për të llogaritur moshën e fëmijëve që janë nën varësinë e aplikantit. Nëse nuk e keni dorëzuar Formularin I-589 përpara datës kur EOIR-i hodhi poshtë ose përfundoi procedurat tuaja të heqjes, USCIS-i do të lëshojë një njoftim që mban datën aktuale të depozitimit të Formularit I-589.
Nëse fillimisht keni paraqitur vetë një kërkesë për azil pranë USCIS-it (affirmative asylum application) dhe USCIS-i ia ka referuar, përcjellë ose transferuar kërkesën tuaj për azil Gjykatës së Emigracionit ku kërkesa ka mbetur në pritje për shqyrtim deri në momentin kur procedurat për largimin tuaj nga vendi janë mbullyr ose pushuar, USCIS-i do të lëshojë një njoftim të ri diskrecional (Notice to Appear) për të dalë përpara gjykatës, në mënyrë që kërkesën tuaj të re për azil t’ia kalojë përsëri EOIR-it.
Për të shmangur vonesat në procesimin e çështjes, ju këshillojmë, që përpara se të dorëzoni aplikimin tuaj, të rishikoni me kujdes seksionet “Where to File” (Ku ta dorëzojmë aplikimin) dhe “Special Instructions” (Udhëzime të veçanta) në faqen e internetit të Formularit I-589. Përdorni “Filing Instructions Tool” në faqen https://www.uscis.gov/humanitarian/form-i-589-filing-instructions-tool për të kuptuar nëse kualifikoheni ose jo për të paraqitur një formular I-589 pranë USCIS-it qoftë në letër nëpërmjet postës apo nëpërmjet internetit. Aplikantëve që kanë “pezull” një kërkesë për azil ose ndalim të dëbimit sipas 8 CFR 274a.12(c)(8), u këshillojmë të vizitojnë edhe faqen e internetit të Formularit I-765 për informacion lidhur me dokumentet e autorizimit për punësim (EAD).
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: [email protected]